Video/ Mbappe merr Francën për dore, dy gola ndaj Suedisë dhe kualifikim bindës në fazën tjetër të Botërorit

01/07/2026 00:53

Franca ka arritur një fitore bindëse me rezultatin 3-0 përballë Suedisë në New Jersey, në sfidën e vlefshme për 1/16-at e Botërorit.

Takimi i luajtur në “MetLife Stadium” nisi me ritëm të lartë nga “Gjelat”, të cilët provuan disa herë, por sfida u zhbllokua vetëm në fundin e pjesës së parë nga Kylian Mbappe.

Pjesa e dytë nisi si e para, ndërsa Barcola shënoi edhe të dytin në minutën e 53′.

Mbappe nuk u ndal, i cili në të 74′, shënoi golin e tretë për “Gjelat” dhe të dytin personal.

Me këtë fitore, Franca kalon në 1/8-at e Botërorit, aty ku do të ndeshet me Paraguain, ndërsa Suedia e mbyll këtu aventurën e saj në Kupën e Botës.

REZULTATI:

Francë 3-0 Suedi

Mbappe 45′, 74′, Barcola 53′

NGJARJET KRYESORE:

90+4′ Mbyllet sfida me fitoren 3-0 të Francës!

89′ Gyokeres provon me një gjuajtje brenda zonës, por ndalet nga Maignan.

74′ Goool Franca 3-0/ Olise pason për Mbappe, i cili shënon të dytin personal. (Video)

65′ Mbappe hedh një top në zonë për Olise, i cili godet, por topi devijohet në këndore.

53′ Goool Franca 2-0/ Barcola merr një top në zonë dhe përballë portierit nuk gabon. (Video)

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Goool Franca 1-0/ Mbappe lëviz bukur në zonë dhe me të djathtën tund rrjetën. (Video)

36′ Olise provon me një roveshatë, me topin që ndalet në shtyllë. Më pas Dembele godet, por topi del jashtë. (Video)

33′ Rabiot godet nga distanca me të majtën, me tentativën e tij që shkon mbi kuadrat.

32′ Kounde hedh një top në zonë për Mbappe, por topi përplaset në shtyllë.

30′ Mbappe hedh një top të bukur në zonë për Rabiot, i cili godet, por ndalet nga Zetterstrom.

20′ Mbappe del i vetëm përpara portierit dhe tund rrjetën, por anësori i prish festën kapitenit të Francës. (Video)

17′ Mbappe tenton me një gjuajtje nga distanca, me topin që ndalet sërish nga Zetterstrom.

15′ Digne provon me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij ndalet nga Zetterstrom.

3′ Isak godet në hyrje të zonës, me topin që ndalet nga Maignan.

1′ Starton sfida në “MetLife Stadium”!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel