Fundi dramatik në Seattle, Belgjika futet në historinë e Botërorit me dy golat e shënuar ndaj Senegalit
Belgjika ka fituar me një përmbysje spektakolare në Seattle përballë Senegalit, me rezultatin 3-2 pas më shumë se 130 minutash lojë, me një penallti në frymën e fundit.
Skuadra afrikane ishte superiore për pjesën më të madhe të takimit dhe dukej me një këmbë në çerekfinale. Diarra hapi serinë e golave në minutën e 25-të, ndërsa Ismaila Sarr dyfishoi epërsinë menjëherë në fillim të pjesës së dytë. Senegali krijoi raste të shumta, goditi edhe dy herë shtyllën dhe dominoi ndaj një Belgjike që nuk gjente asnjë zgjidhje.
Trajneri Rudi Garcia reagoi me zëvendësime, duke futur Romelu Lukakun në fushë, një lëvizje që ndryshoi rrjedhën e sfidës. Sulmuesi belg shënoi golin e parë në minutën e 86-të, duke rikthyer shpresat për ekipin e tij.
Vetëm pak minuta më vonë, portieri Mory Diaw gaboi në një dalje nga porta dhe Youri Tielemans përfitoi për të barazuar rezultatin në 2:2, duke dërguar sfidën në vazhdime.
Edhe pse Senegali luftoi deri në fund, goditjen vendimtare e dha sërish Tielemans. Mesfushori belg fitoi një penallti në minutën e 125-të dhe më pas e shndërroi vetë në gol, vetëm pak sekonda para se ndeshja të shkonte te gjuajtjet nga pika e bardhë.
Me këtë sukses dramatik, Belgjika siguron një vend në 1/8-at, ku do të përballet me fituesin e sfidës mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovinës.
Pavarësisht kualifikimit, paraqitja e Belgjikës la shumë pikëpyetje. Ekipi vuajti gjatë gjithë ndeshjes, pati mungesë idesh në lojë dhe u shpëtua vetëm nga karakteri dhe eksperienca e lojtarëve kryesorë në momentet vendimtare. Në anën tjetër, Senegali largohet me kokën lart pas një paraqitjeje të madhe, por me zhgënjimin e një eliminimi që erdhi kur kualifikimi dukej i sigurt.
REZULTATI:
Belgjikë 3-2 Senegal
Lukaku 86′, Tielemans 89′, (P) 120+5′ / Diarra 24′, Sarr 51′
NGJARJET KRYESORE:
120+12′ Mbyllet sfida me fitoren 3-2 të Belgjikës!
120+5′ Goool Belgjika 3-2/ Tielemans nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë! (Video)
120+2′ Pas një faulli në zonë, gjyqtari akordon 11-metërsh për belgët! (Video)
117′ Dodi Lukebakio kontrollon topin brenda zonës dhe lëshon menjëherë një goditje. Topi përplaset vetëm në traversë.
109′ Mbaye godet brenda zonës, por topi del jashtë.
106′ Nis pjesa e dytë shtesë!
105+1′ Mbyllet pjesa e parë shtëse!
91′ Nis pjesa e parë e shtesës!
90+8′ Mbyllet sfida! Fituesi do të vendoset në shtesë!
89′ Goool Belgjika 2-2/ Youri Tielemans barazon shifrat. Ai kërceu më lart se të gjithë dhe shfrytëzoi në mënyrë perfekte një krosim të Leandro Trossard, duke e dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë nga afër, në anën e majtë të portës. (Video)
86′ Goool Belgjika 1-2/ Romelu Lukaku gjen rrugën e rrjetës me një goditje të saktë! (Video)
51′ Goool Senegali 0-2/ Moussa Niakhaté dërgon një krosim të saktë me top të ngritur në zonë. Ismaila Sarr e kap në moment topin dhe e dërgon në rrjetë me një goditje të shpejtë pranë shtyllës së djathtë. Portieri nuk kishte asnjë mundësi ta ndalte. (Video)
46′ Nis pjesa e dytë!
45+5′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ De Cuyper tenton të realizojë një supergol nga distanca, por ndalet nga portieri.
24′ Goool Senegali 0-1/ Pas një goditje me kokë, topi përplaset në shtyllë dhe Diarra e shtyn drejt rrjetës. (Video)
1′ Starton sfida!
FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel