“Pas çdo mbreti qëndron një nënë”, fjalët hyjnore të Dolores Aveiro për të birin Cristiano Ronaldo

28/06/2026 00:05

Në një moment kur Cristiano Ronaldo vazhdon të thyejë kufijtë dhe të shkruajë faqe të reja në historinë e futbollit botëror, mbështetësja e tij numër një ka dalë në skenë me një mesazh thellësisht prekës.

Dolores Aveiro, nëna e yllit portugez, ka ndarë fjalë plot krenari dhe mirënjohje për djalin e saj, FIFA-n dhe miliona tifozë anë e mbanë botës.

Përmes një deklarate të mbushur me emocione, Dolores ka dashur të falënderojë publikisht të gjithë ata që e kanë mbështetur CR7-ën gjatë rrugëtimit të tij të jashtëzakonshëm, duke theksuar impaktin që ai ka pasur në botën e sportit.

Mesazhi i plotë i Dolores Aveiro:

Nëna e legjendës portugeze nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta, duke u ndalur te respekti që i jepet djalit të saj dhe te lidhja e pashkëputur familjare:

“Jam shumë krenare që djali im vazhdon të bëjë histori. Dua të falënderoj të gjithë tifozët që i kanë qëndruar gjithmonë pranë. Ti i jep kaq shumë botës. Një puthje për ty, djali im. Mamaja jote do të jetë gjithmonë në krahun tënd.”

Më tej, ajo ka shtuar një falënderim të veçantë për komunitetin e futbollit dhe popullin portugez, duke e mbyllur mesazhin e saj me një thirrje mbështetëse për kombëtaren:

“Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë për respektin që tregojnë ndaj tij. Faleminderit të gjithë tifozëve portugezë. Ju dërgoj puthjet e mia. Futbolli do të jetë gjithmonë në zemrën time, dhe në të gjithëve. Forca Portugalia! Puthje.”

Këto fjalë vijnë si një dëshmi e qartë e lidhjes së ngushtë mes Ronaldos dhe familjes së tij, e cila ka qenë shtylla kryesore pas çdo suksesi, rekordi dhe trofeu të fituar nga një prej lojtarëve më të mëdhenj në historinë e njerëzimit.

Top Channel