Dënimi i ashpër ndaj futbollistëve të Uruguajit; iu anulohet fluturimi charter, çdo lojtar do të kthehet në vend përmes linjave ajrore të zakonshme
Cody Gakpo po përjeton momente shumë të vështira në nivel personal. Këtë të shtunë, e fejuara e tij Noa van der Bij përmes një postimi në Instagram bëri të ditur se humbi fëmijën që po priste ta sillte në jetë.
‘Me zemër të thyer, bëjmë të ditur lajmin e tmerrshëm të humbjes së vogëlushit tonë gjatë shtatzënisë. Faleminderit për afeksionin dhe mbështetjen’-shkruante ajo në profilin e saj. Ndërkaq edhe futbollisti i Liverpool doli me një postim në Instagram Story teksa kërkoi respekt të privatësisë së tij në këtë moment të dhimbshëm.
‘Është një moment shumë i vështirë për familjen tonë. Kërkojmë privatësi dhe hapësirë. Faleminderit për mirëkuptimin’-shkruante Gakpo në postimin e tij
Partnerja e Gakpo dhe fëmija i parë i çiftit, djali Samuel 2 vjeçar, së fundmi ishin në grumbullimin e kombëtares holandeze për të shoqëruar futbollistin. Federata Holandeze e Futbollit përmes një komunikate për shtyp shprehu ngushëllimet për çiftin për momentin e tyre të dhimbëshëm
‘Është një situatë private shumë e trishtë. Natyrisht jemi në dijeni të situatës dhe KNVB po kërkon të mbështesë familjen në çdo mënyrë të mundshme. Cody, pas konsultimit me partneren e tij, vendosi të qëndrojë në skuadër. E respektojmë privatësinë e tij dhe kështu nuk do të bëjmë më komente. Nëse do të publikohet diçka do të jetë vendim i vetë familjes’-theksohet në një komunikatë të Federatës Holandeze të Futbollit.
Top Channel