Modric nuk ndalet, kapiteni kroat vendos rekord historik në Botëror me asistin ndaj Ganës
Anglia ka marrë një fitore të vuajtur në ndeshjen e fundit të grupit, ku triumfoi me rezultatin 0-2 përballë Panamasë.
Takimi i luajtur në New Jersey nisi me një ritëm të lartë nga ana e anglezëve, por pa mundur dot të depërtonin mbrojtjen e Panamasë.
U desh një gol i Jude Bellingham në minutën e 62’ për të zhbllokuar takimin dhe për të sjellë qetësi në kampin e “Tre Luanëve”.
Pas 5 minutash, Harry Kane dyfishoi shifrat dhe vulosi tre pikët për ekipin e Thomas Tuchel.
Me këtë fitore, Anglia e mbyll Grupin L në vendin e parë me 7 pikë, ndërsa tashmë do të presë renditjen përfundimtare të vendeve të treta për të mësuar kundërshtarin e radhës.
REZULTATI:
PANAMA 0-2 ANGLI
Bellingham 62’, Kane 67’
Goli i Bellingham (Video)
Goli i Kane (Video)
Top Channel