Modric nuk ndalet, kapiteni kroat vendos rekord historik në Botëror me asistin ndaj Ganës
Bota e futbollit po përjeton një epokë të re.
Kupa e Botës 2026, edicioni i parë historik me 48 skuadra pjesëmarrëse, ka sjellë ndryshime drastike në formatin e kompeticionit, duke e bërë garën edhe më të zjarrtë dhe më të paparashikueshme.
Me zgjerimin e numrit të ekipeve, FIFA ka ndërhyrë thellësisht në rregullore, duke eliminuar kalimin e drejtpërdrejtë në 1/8-at e finaleve dhe duke futur një fazë shtesë: gjashtëmbëdhjetshet (raundi i 32 ekipeve). Kjo do të thotë se pas fazës së grupeve, do të kemi një raund tjetër eliminimi direkt, i cili do të nisë zyrtarisht këtë fundjavë.
Si kualifikohen skuadrat?
Nga 48 kombëtare që nisin turneun, 32 prej tyre do të vazhdojnë rrugëtimin. “Sita” e kualifikimit do të jetë si më poshtë:
Ndërkohë, 16 kombëtare do të kthehen në shtëpi (të 12 vendet e fundit dhe 4 ekipet e treta me rezultatet më të dobëta).
Rregullat e “hekurta” në rast barazimi
Duke pasur 12 grupe me nga 4 skuadra dhe vetëm 3 ndeshje në dispozicion, rreziku i pikëve të barabarta është jashtëzakonisht i lartë. FIFA ka vendosur një hierarki të rreptë për të zgjidhur ekuacionet:
Për sa i përket “të tretave më të mira”, ato do të përballen me një klasifikim “të veçantë” ku do të vlerësohen pikët e marra, diferenca e golave dhe fair-play-i, për të përcaktuar se cilat tetë do të prekin raundin tjetër.
Turneu tashmë po hyn në fazën vendimtare. Pas eliminimit të emrave të mëdhenj si Uruguai apo Turqia, tensioni është në kulm dhe çdo gol i shënuar mund të jetë vendimtar për ëndrrën botërore.
Top Channel