Zemër Ballkanase! Kroacia mposht Ganën mes dramës dhe i bashkohet Anglisë në fazën tjetër
Nico Williams theu heshtjen pas dëmtimit të pësuar gjatë ndeshjes së Spanjës me Uruguajin pas një faulli të shkaktuar n ga Nico De La Cruz.
Sulmuesi i La Roja iu drejtua rrjeteve sociale për të shprehur të gjithë frustrimin e tij për atë çfarë i ndodhi në fushën e lojës duke theksuar se po përjeton sërish një moment delikat pasi kaloi një dëmtim të gjatë në pubalgji duke shtuar se ishte diçka që mund të evitohej.
‘Sot është një nga ditët më të këqija në jetën time. U dëmtova sërish pas një viti shumë të komplikuar gjatë të cilit pubalgjia më fitoi shumë beteja, por jo luftën. Arrita ta kaloj me punë, sakrificë e sidomos përgjegjësi-shkruante Nico Williams në postimin e tij-ishte një vit e gjysmë vuajtjesh, trishtimi, pasigurie dhe ankthi. Nuk e dija se kur do të kthehesha të luaja pa dhimbje dhe as kur do të rikthehesha në jetën normale. Arrita të bashkëjetoja me dhimbjen në gjëra shumë të thjeshta si psh të shkoja në banjë, të hyja e të dilja nga makina apo thjesht të jetoja ditë pas dite’.
Më pas Nico Williams u kthye te dëmtimi i pësuar në ndeshjen me Uruguajin duke mos e fshehur frustrimin e tij për ndërhyrjen e pësuar nga De la Cruz.
‘Dje më shkaktuan një dëmtim pas një aksioni ku një koleg i profesionit veproi nga frustrimi, pakënaqësia dhe trishtimi për situatën që po kalonte-vijonte Nico Williams-ishte një ndërhyrje që për mendimin tim mund të evitohej sepse ishte krejtësisht e panevojshme. Por as kjo nuk do të më ndalë. E di që Zoti ka një plan për mua dhe do të vazhdoj të luftojn deri në çastet e fundit për t’u kthyer dhe të bëj atë që dua më shumë, të luaj futboll, të jem i lumtur dhe të dhuroj shumë alegri. Faleminderit nga zemra të gjithëve për mbështetjen. Historia nuk është mbyllur. Do të shihemi sa më shpejt të jetë e mundur në këtë botëror’.
Top Channel