Kylian Mbappe-Ousmane Dembele, binomi ‘vrasës’ i Botërorit 2026
Çështja e bakshisheve në SHBA është shndërruar në një hall për tifozët. Shumë prej tyre kanë folur për rrjetin BBC duke shfaqur pakënaqësinë e tyre për faktin se janë të detyruar të lënë bakshishe në baret dhe restorantet amerikane.
Të intervistuar nga televizioni britanik, disa tifozë deklaruan se janë të frustruar nga ideja që duhet të shtojnë edhe 20% si bakshish në faturën që edhe pa të është e kushtueshme.
‘Këtu të kërkojnë bakshish për gjithçka-tha një tifoze e intervistuar-edhe kur blen një shishe me ujë’.
Disa turistë australianë shtuan: ‘Pjesa më e madhe e australianëve janë kundër kësaj praktike. Pronarëve të restoranteve iu themi vetëm një gjë; paguani më mirë punonjësit tuaj. Duhet të jetë ndërmarrja dhe jo klienti, ai që duhet të garantojë një shpërblim të përshtatshëm për personalin e saj’.
Top Channel