Kur pasioni nuk ka moshë, gazetari 91 vjeçar bën detyrën në konferencën e Scalonit
Një stuhi e vërtetë mediatike ra mbi Davide Ancelotti pas ndeshjes mes Brazilit dhe Skocisë; djali i trajnerit të Seleçao u kap nga telekamerat teksa në momentin e hyrjes së Neymar në fushën e lojës, tundte kokën në shenjë refuzimi teksa u duk sikur po vështronte futbollistin me dyshim
Kaq mjaftoi që tifozët të rebelohen pasi një veprim i tillë u interpretua si një mosaprovim për zëvendësimin apo mungesë respekti në drejtim të futbollistit.
Në llogarinë e Davide Ancelottit në rrjetet sociale vërshuan komentet fyese në drejtim të zv/trajnerit të Brazilit madje kishte nga ata që bënë edhe kërcënime. Ancelotti Jr u përpoq të ulte tensionin teksa në Instagram shpjegoi se e gjitha ishte një keqkuptim dhe se ai gjest ishte i lidhur me një diskutim që ai po bënte me një anëtar të stafit.
‘Në disa raste, për të ruajtur harmoninë e grupit është e nevojshme që të qartësohen mometet kontroverse. Më vjen keq që një bisedë me Paul Clement që nuk kishte asnjë lidhje me hyrjen e Neymar në fushë, doli jashtë konteksti-shkruante Davide Ancelotti-jemi me shumë fat që mund të punojmë me futbollistë të një niveli të lartë në aspektin profesional dhe personal siç janë lojtarët e kombëtares braziliane. Vazhdojmë përpara, të bashkuar, me respekt, impenjimin maksimal dhe entuziazëm’.
Edhe bashkëshortja e Ancelotti Jr, Ana Galocha reagoi ndaj fyerjeve që edhe ajo kishte marrë në rrjetet sociale. ‘Dijeni që po interpretoni një imazh në mënyrë totalisht të gabuar pa asnjë lidhje me realitetin dhe për këtë arsye kam marrë shumë fyrje që këtë mëngjes? Jemi të parët që duam fitoren e Brazilit’-shkruante ajo.
شوفوا ردة فعل ولد أنشيلوتي يوم نيمار دخل بديل عن كونيا. 😳😂pic.twitter.com/oDWDIVFa9g
— ياسين lfc (@lfc009666) June 26, 2026
Në fakt videoi dhe fotoja e imazhit mund të të mashtrojnë sepse sipas asaj që shkruan Globo Esporte bëhet fjalë për një interpretim të gabuar që ka të bëjë me prerjen e frame të videos; në fakt në vijimin e videos së shikimit të supozuar të mosaprovimit, shihet Davide Ancelotti të ngrihet nga vendi dhe t’i afrohet Neymar duke e përshëndetur një detaj që ndoshta për të krijuar më shumë kaos dhe ndërveprime me dëshirë është injoruar duke bërë që të shpërthejnë polemikat për zv/trajnerin e Brazilit.
Top Channel