Dënimi i ashpër ndaj futbollistëve të Uruguajit, iu anulohet fluturimi charter, çdo lojtar do të kthehet në vend përmes linjave ajrore të zakonshme

27/06/2026 23:03

Eliminimi që në fazën e grupeve të Botërorit të skuadrës së uruguajanit ka sjellë edhe pasoja të rënda si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë institucional. Pasi i konfirmua mbetja jashtë e skuadrës Celeste nga turneu, Federata Uruguajane e Futbollit vendosi të anulojë fluturimin charter që kishte rezervuar për të kthyer skuadrën të plotë në Montevideo, një vendim që tregon se ky rezultat i skuadrës së drejtuar nga Marcelo Bielsa ishte një goditje e rëndë.

Si pasojë e këtij vendimi, futbollistët nuk do të kthehen në vendlindje si një grup. Secili prej tyre do të organizojë udhëtimin drejt Montevideos në mënyrë individuale duke udhëtuar me linja komerciale dhe me destinacione e aeroporte të ndryshme duke qenë se një pjesë e mirë e lojtarëve do të bashkohen direkt me klubet respektive, ndërsa të tjerët do të kthehen fillimisht në Uruguaj për të shijuar disa ditë pushimesh përpara se t’i rikthehen punës.

Rrugëtimi i Uruguajit në Botërorin 2026 u mbyll pas humbjes me Spanjën në një ndeshje ku skuadra 2 herë kampione e botës nuk mundi të gjejë burimet e nevojshme për të përmbysur rezultatin.

Eliminimi shkaktoi një zhgënjim dhe frustrim të madh në skuadër, te stafi teknit dhe drejtuesit e Federatës Urugajane të Futbollit. Në ditët e ardhshme pritet që qeveria e futbollit në vend të bëjë një bilanc të paraqitjes së skuadrës në Botëror për të analizuar faktorët që sollën këtë rezultat dhe për të nisur punën për projektin e ardhshëm sportiv të skuadrës së drejtuar nga Marcelo Bielsa.

Top Channel