Ousmane Dembele sfidon historinë, mund të bëhet futbollisti i parë që kompleton dy herë “triologjinë e artë”

27/06/2026 10:50

Sulmuesi francez Ousmane Dembélé ka mundësinë të shkruajë historinë e futbollit botëror në vitet e ardhshme.

Vetëm 10 futbollistë kanë arritur deri më sot të fitojnë tre trofetë më prestigjiozë të futbollit: Topin e Artë, Kupën e Botës dhe Ligën e Kampionëve.

Në këtë listë bëjnë pjesë emra legjendarë si Zinedine Zidane, Lionel Messi, Bobby Charlton, Ronaldinho, Kaká, Rivaldo, Gerd Müller, Franz Beckenbauer dhe Paolo Rossi, ndërsa Dembélé është bërë pjesë e këtij grupi elitar.

Megjithatë, ylli francez mund të arrijë diçka që askush nuk e ka bërë më parë. Nëse Franca fiton Botërorin 2026 dhe Dembélé shpallet sërish fitues i Topit të Artë pas një tjetër sezoni të madh, ai do të bëhej futbollisti i parë në histori që e kompleton dy herë këtë “trilogji të artë”.

Dembélé ka fituar tashmë dy herë Ligën e Kampionëve, ndërsa Franca konsiderohet një nga favoritët për triumfin në Kupën e Botës. Pas një sezoni fantastik në nivel klubesh, ai renditet gjithashtu mes kandidatëve kryesorë për të fituar edhe një tjetër Top të Artë, ndërsa pozitat e tij u forcuan akoma dhe më shumë pas tripletës së shënuar mbrëmjen e kaluar kundër Norvegjisë.

Nëse këto objektiva realizohen, emri i Ousmane Dembélé do të hyjë në histori si futbollisti i parë që fiton dy herë kombinimin unik të Ligës së Kampionëve, Kupës së Botës dhe Topit të Artë.

Top Channel