Dënimi i ashpër ndaj futbollistëve të Uruguajit; iu anulohet fluturimi charter, çdo lojtar do të kthehet në vend përmes linjave ajrore të zakonshme
Kylian Mbappe dhe Ousmane Dembele po rezulton një dyshe ‘vrasëse’ e këtij edicioni të kampionatit botëror të futbollit që po zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Yjet e kombëtares franceze së bashku kanë kontribuuar në 5 gola të shënuar nga skuadra e tyre në 3 ndeshjet e para të këtij kompeticioni.
Kështu Ousmane Dembele ka dhënë assist te Mbappe në 3 gola të këtij të fundit, ndërsa ylli i Realit të Madridit ka pasuar saktë te ai i Paris Sain Germain në dy gola të këtij të fundit.
Kontributi në shënimin e 5 golave është edhe shifra më e lartë e regjistruar nga një dyshe lojtarësh që nga viti 1996 duke barazuar binomin e polakëve Andrzej Szarmach dhe Grzegorz Lato dhe të gjermanëve Miroslav Klose e Michael Ballack.
Top Channel