Live Afrikë e Jugut-Kanada/ Nis pjesa e dytë, skuadrat kërkojnë golin e avantazhit (Video)

28/06/2026 22:06

Afrikë e Jugut-Kanada është ndeshja e parë e fazës me eliminim direkt në Botëror.

“Bafana Bafana” ishte surpriza e Grupit A, e cila pas disfatës me Meksikën në ndeshjen hapëse, askush nuk e priste që do të avanconte më tej.

Nga ana tjetër, Kanadaja, një prej vendeve organizatore, e mbylli e dyta Grupin B, pas humbjes në ndeshjen e fundit me Zvicrën dhe tashmë kërkon kualifikimin për më tej.

REZULTATI LIVE:

Afrikë e Jugut 0-0 Kanada

NGJARJET KRYESORE:

46′ Nis pjesa e dytë!

45+4′ Mbyllet pjesa e parë!

45′ Laryea pengohet në zonë! Kanadezët protestojnë për 11-metërsh. Pas konfirmimit nga VAR, gjyqtari lë lojën të vazhdojë. (Video)

22′ Cornelius provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet pa probleme nga Williams.

16′ David provon me një gjuajtje me të djathtën pas një krosimi në zonë, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

1′ Starton sfida në Los Angeles!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel