Pakt në Algjeri-Austri? Për trajnerët respektivë janë emocione të mëdha: Fitoi futbolli
Portugalia e mbylli fazën e grupeve të Kupës së Botës me një barazim 0-0 ndaj Kolumbisë, rezultat që e la në vendin e dytë të Grupit K dhe i rezervoi një përballje të fortë me Kroacinë në fazën me eliminim direkt.
Në këtë sfidë, Cristiano Ronaldo nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës, por emri i tij u fut në një statistikë të veçantë të historisë së Botërorit.
Sulmuesi portugez ka arritur në kuotën e 22 pozicioneve jashtë loje në Kupat e Botës të zhvilluara në shekullin 21, duke u barazuar me legjendën franceze Thierry Henry në vendin e dytë të këtij renditjeje.
Në krye të listës qëndron ish-sulmuesi holandez Robin van Persie me 25 raste jashtë loje, ndërsa Ronaldo tashmë ndan vendin e dytë me Henry.
Renditja e futbollistëve me më shumë pozicione jashtë loje në Kupat e Botës (shekulli XXI):
Robin van Persie – 25
Cristiano Ronaldo – 22
Thierry Henry – 22
Tashmë fokusi i Portugalisë zhvendoset te faza me eliminim direkt, ku do të përballet me Kroacinë në një duel që pritet të jetë ndër më interesantët e raundit të 32 skuadrave.
Top Channel