Dita e 29-të e tubimit në Tiranë, protestuesit thirrje njëri-tjetrit: Kujdes nga patronazhistët, duan të nxisin dhunë

28/06/2026 23:00

Është mbajtur këtë të diel dita e 29-të e protestës në Tiranë.

Ashtu si çdo ditë, protestuesit e nisën grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej” dhe më pas u stacionuan për në Kryeministri.

Një prej nismëtarëve të kësaj proteste, Arben Kola, u bëri thirrje qytetarëve duke thënë: “Mes nesh ka patronazhistë që duan të nxisin dhunë. Mos bini pre e provokimeve. Mos përdorni bilbila se shqetësoni gratë me fëmijë”.

Përpara Kryeministrisë, u mbajtën fjalime nga një pjesë e protestuesve.

Gjatë fjalës së tyre në protestë, ata i bënë thirrje Kryeministrit duke thënë: “Të gënjen mendja nëse mendon se po përçahemi”.

Pas fjalimeve, ata vazhduan me marshimin e përhershëm në rrugët e kryeqytetit.

Top Channel