Qarku i Kukësit përfshihet nga moti i keq/ Stuhi dhe rrëshqitje dherash, vështirësohet qarkullimi i mjeteve në disa akse
Vijon operacioni i shpëtimit në Kanionin e Gjipesë, ku një turist polak ka mbetur i bllokuar pasi është rrëzuar gjatë lëvizjes në terrenin e vështirë.
Sipas informacioneve paraprake, turisti ka pësuar dëmtime në këmbë, ndërsa ndërhyrja e menjëhershme e policisë dhe e shërbimit zjarrfikës është vështirësuar për shkak të relievit të thyer të zonës.
Në vendngjarje ndodhen forcat e emergjencës, efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), alpinistë, zjarrfikës dhe prefektja e qarkut, e cila po koordinon veprimet e institucioneve të angazhuara në operacion.
Për shkak të vështirësisë së terrenit është kërkuar edhe ndërhyrja e një helikopteri, me qëllim nxjerrjen dhe transportimin e të dëmtuarit drejt spitalit. Operacioni i shpëtimit vijon.
Top Channel