Përfshihet nga flakët makina në Korçë, zjarrfikësja dhe policia në vendngjarje, dyshimet e para
28/06/2026 22:56
Një mjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se mjeti ka qenë i parkuar ndërsa ka marrë flakë.
Dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkaqe aksidentale, si pasojë e një defekti në mjet.
Zjarrfikësja ka bërë të mundur fikjen e zjarrit ndërsa në vendngjarje ndodhet edhe policia për zbardhjen e rrethanave.
Top Channel