Modric te Reali i Madridit? Pergjigjja e mesfushorit kroat: I uroj më të mirën Mourinhos, por nuk më ka telefonuar, e ndjej se karriera ime po mbyllet

28/06/2026 19:30

Kroacia arriti të fitojë me Ganën dhe të kualifikohet për në 1/16 e finaleve të Botërorit si skuadra e vendit të dytë në Grupin L.

Luka Modric ka folur në përfundim të kësaj sfide duke lënë të kuptohet se pas këtij eventimenti me shumë mundësi do të varë këpucët në gozhdë që do të thotë se me shumë gjasa nuk do të qëndrojë te Milani.

‘Fundi i karrierës sime po afron gjithnjë e më shumë-tha Modric-e di që kam një farë moshe’

Në javët e fundit emri i Luka Modric u përmend në zërat e merkatos për një kthim të tij te Reali i Madridit për të punuar përkrah Jose Mourinhos, por mesfushori kroat i hodhi poshtë këto zëra.

‘Nuk më ka telefonuar, i uroj më të mirën, është një trajner special dhe ushqej shumë afeksion për të-shtoi Luka Modric.

Modric ka punuar edhe më parë nën urdhrat e Jose Mourinho, në sezonin 2012-2013 te Reali i Madridit, sezoni i fundit i Special One në pankinën e Los Blancos dhe e para e futbollistit në Santiago Bernabeu. Me Mourinho në stol, Modric zhvilloi 53 ndeshje me skuadrën merenges duke shënuar 4 gola.

Top Channel