Luckassen dhe Brobbey, vëllezërit që shënojnë në Botëror me kombëtare të ndryshme

28/06/2026 19:56

Nënë e njëjtë e baballarë të ndryshëm, njëri shënon dhe ëndërron për Ganën, tjetri kontribuoi në kualifikimin e Holandës. Kjo është historia për kopertinë të revistave të vëllezërve Derrick Luckassen dhe Brian Brobbey që në përfundim të fazës së grupeve në Botërorin 2026 vendosën një rekord; shënuan gol me kombëtare të ndryshme.

Luckassen, i lindur në Amsterdam në vitin 1995, mbrojtës i Pafos, këtë vit mori nënshtetësinë e vendit të origjinës në mënyrë që të vishte fanelën e Ganës dhe të luante në kompeticionin më të rëndësishëm futbollistik. Ndërsa vëllai i tij Brian, 24 vjeç, sulmues i Sunderland, është një ndër xhevahirët e skuadrës së Koeman dhe pasi vëllai më i ri në moshë ka shënuar 3 gola me Holandën në fazën e grupevedhe Luckassen gjeti golin e barazimit të përkohshëm 1-1 të Ganës në ndeshjen ndaj Kroacisë.

Dy vëllezërit Luckassen  dhe brobbey nuk janë një e re absolute që luajnë në një botëror, por nuk kishte ndodhur kurrë që dy vëllezër të gjenin golin në të njëjtin edicion të Kupës së Botës me dy skuadra të ndryshme. Ata që e kanë përuruar një sagë të tillë në historinë e Botërorëve, kanë qenë vëllezërit Boateng(2010 dhe 2014), Jerome ishte me fanelën e Gjermanisë dhe Kevin Prince me Ganën. Në edicionin 2026 janë edhe vëllezërit Doue të lindur në Angers por me origjinë nga Bregu i Fildishtë me Guela(mbrojtës) që zgjodhi të luajë për Bregun e Fildishtë dhe Desire për Francën me këtë të fundit që shënoi në ndeshjen me Norvegjinë. Po kështu janë edhe vëllezërit Nico dhe Inaki ëilliams. I pari është edhe kampion i Evropës me Spanjën ndërsa Inaki vesh fanelën e Ganës dhe në 1/16 e finaleve do të kthehet në fushë kundër Kolumbisë

Top Channel