Live Belgjikë-Iran/ Iranianët gjejnë golin e avantazhit, VAR-i u prish festën (Video)

21/06/2026 21:28

Ndeshja mes Belgjikës dhe Iranit merr një peshë të veçantë për renditjen në Grupin G, ku pas dy ndeshjeve të para të gjitha skuadrat ndodhen të barabarta me nga 1 pikë, duke e bërë situatën shumë të hapur për kualifikim.

Në këtë kontekst, trajneri i Belgjikës, Rudi Garcia, ka vendosur të ndërmarrë një lëvizje të guximshme duke aktivizuar nga minuta e parë Romelu Lukaku, pavarësisht se sulmuesi nuk është në formën e tij më të mirë.

Nga ana tjetër, Irani do të mbështetet te sulmuesi kryesor Mehdi Taremi, i cili pritet të jetë rreziku më i madh për mbrojtjen belge në një përballje vendimtare për të dy ekipet.

Rezultati Live:

Belgjikë 0-0 Iran

Goli i anuluar i Taremit (Video)

Formacionet Zyrtare:

Top Channel