Video/ Spanja reagon me spektakël, mund me poker Arabinë Saudite dhe merr tre pikët e para në Botëror
Lajmi i momentit nga kampi brazilian ka elektrizuar tifozët në mbarë botën: Neymar Jr. është përfshirë zyrtarisht në listën e skuadrës për ndeshjen vendimtare kundër Skocisë!
Pas dilemave të shumta dhe spekulimeve nëse ylli brazilian do të ishte në gjendje të merrte pjesë, konfirmimi zyrtar ka ardhur si një “goditje” për mbrojtjen skoceze. Prania e 34-vjeçarit në fushë pritet të ndryshojë komplet dinamikën e lojës, duke i dhënë Brazilit atë kreativitet dhe “magji” që vetëm ai di të shpalosë në momentet kyçe të një kampionati botëror.
Nëse do ta shohim Neymar-in të bëjë rolin e titullarit apo do të futet si “xhol” nga pankina, kjo mbetet ende një mister, por një gjë është e sigurt: Skocia duhet të përgatitet për të ndalur një nga lojtarët më të rrezikshëm në historinë e futbollit.
Top Channel