Norvegjia, Erling Haaland dhe pasioni kurioz i tij për çantat e markës ‘Hermes’

21/06/2026 22:05

A e dini se Erling Haaland ka një pasion të madh për çantat e markës ‘Hermes’? Dhe është një pasion që kushton jo pak duke qenë se koleksioni i tij ka një vlerë prej rreth 1 milionë euro.

Ai që e zbulon këtë është pikërisht tabloidi britanik ‘Daily Mail’ duke zbuluar se çanta më e shtrenjtë e dollapit të tij është një Birkin 25 Himalaya Niloticus Crocodile, me të cilën është parë shpeshb edhe e fejuara e tij, Isabel Haugseng.

Kushton 330 mijë paundë dhe kanë një të tillë edhe Jennifer Lopez, Kim Kardashian dhe Victoria Beckham. Për më tepër për të mundur të blesh një çantë të tillë duhet të vërtetosh se je një klient i zakonshëm i markës ‘Hermes’

Top Channel