Shënoi golin e tij të parë në Botëror, Lamine Yamal: Ishte shumë speciale, gjithnjë e kam ëndërruar këtë, sepse Botërorin e fundit e pashë në klasë

21/06/2026 21:40

Lamine Yamal nuk zhgënjeu këtë të dielë askënd. Sulmuesi i Barcelonës ishte titullar në ndeshjen me Arabinë Saudite në ndeshjen e dytë të Grupit H një sfidë që e fitoi me rezultatin e thellë 4-0 me 18 vjeçarin që tregoi se i ka lënë pas problemet fizike.

Yamal ishte ai që hapi festivalin e golave për Spanjën në minutën e 10 pas një asisti të Oyarzabal me këtë të fundit që shënoi edhe dy gola që padyshim e kanë lënë shumë të kënaqur atë.

‘Jam shumë i lumtur për Mikel dhe për golat e tij sepse ishte shumë e rëndësishme që të fitonim, ishte ajo që duhej të bënim-tha Yamal për TVE pas përfundimit të ndeshjes

Kur u pyet sesi i ndje pas shënimit të golit të tij të parë në një Botëror, Lamine Yamal foli me një sinqeritet të madh. 

‘Është shumë speciale ajo që ndjej. Gjithmonë kam ëndërruar të luaj në një Botëror dhe të debutoj duke shënuar. Ishte një ëndërr, pasi Botërorin e fundit e pashë duke qenë në klasë’-deklaroi Lamine Yamal

Top Channel