Ka një çështje në Botërorin 2026…bakshishet në bare e restorante
Kemi thikën mes dhëmbëve, duhet të fitojmë me çdo kusht’-Pas debutimit për t’u harruar të Portugalisë, Francisco Conceiçao karikon skuadrën kombëtare në prag të ndeshjes me Uzbekistanin.
Nga grumbullimi në Palm Beach, sulmuesi i Juventusit në një konferencë shtypi nënvizoi se për kombëtaren luzitane është e ndaluar të gabojë.
‘Ata mbrohen poshtë, me një linjë me 5 mbrojtës-tha Conceiçao-na takon ne të krijojmë shanse në zonë dhe të gjuajmë në drejtim të portës. Nuk ka rëndësi sa luaj, jam këtu për të ndihmuar kombëtaren. Duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur. I kemi kualitetet për t’ia dalë mbanë por duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Nuk shërben që të shohim shumë përpara se në fillim nuk ia dalim të fitojmë ndeshjet e grupit dhe e vë veten totalisht në dispozicion’.
Padyshim që nuk mund të mungonte as referimi për Cristiano Ronaldon i kritikuar ashpër për paraqitjen e tij në fushën e lojës
‘Kur bëhet fjalë për të shënuar gol, askush nuk është si ai-tha Conceiçao-por unë e pasoj topin te ai që është në pozicion më të mirë, nuk jemi të detyruar të kërkojmë atë. Bëjmë gjithçka me instinkt, është çështje momenti. Cristiano është një shembull për karrierën që ka bërë dhe për urinë që tregon çdo ditë. Nëse ai, që ka fituar kaq shumë, ka akoma këtë dëshirë, e jona duhet të jetë akoma më e madhe’.
Kundërshtari i radhës është Uzbekistani, me trajner Fabio Cannavaro.
‘Nuk kemi folur për të, por e di që ka qenë një futbollist i madh, një legjendë-shtoi Conceiçao-Por njoh mirë trajnerët italianë dhe e di që strategjia e tyre është të vonojë sa më shumë golin tonë. I dimë vështirësitë që na presin’.
Top Channel