‘I ngadaltë si një Boeing 747’/ Van Der Vaart sulmon Van Dijk, por Klopp i përgjigjet: Nuk ia vlen as t’i përmendësh emrin

21/06/2026 20:52

Rafael Van Der Vaart, që shpesh ngre dyshime, bën një tjetër deklaratë që ngre polemika. Këtë radhë objektivi i ish mesfushorit është pikërisht Virgil Van Dijk, një simbol i futbollit holandez.

‘Duhet të them se ngadalësia e tij në të rrotulluar më shokoi, më kujtoi një Boeing 767 që manovron-tha Van der Vaart-shpresoj të nisë të lëvizë me më shumë shpejtësi’.

Van Der Vaart iu referua pikërisht golit të barazimit 2-2 të Japonisë në Botërorin 2026. Një pohim që shkaktoi zemërimin e Jurgen Klopp, trajnerin e holandezit kur ishte në stolin e Liverpool dhe me të cilin ai ka fituar gjithçka.

‘Nuk besoj se ia vlen të përmendesh Rafael Van Der Vaart-tha Jurgen Klopp-kur të thotë diçka pozitive për një lojtar do ta marr sërish seriozisht. Kam ndjesinë se ai shikon ca gjëra dhe do që t’i shprehë me shumë ngjyra vetëm që ta sulmojnë. Sidoqoftë, nuk është e rëndësishme’.

Van Der Vaart nuk e ka për herë të parë që bën deklarata kundër Van Dijk, siç ndodhi gjatë Euro 2024 teksa tha se paraqitja e tij në ndeshjen ndaj Austrisë në humbjen 3-2 ishte një turp, një fatkeqësi dhe duke e akuzuar se kishte shumë pak pasion dhe shpirt. Në atë rast Van Dijk u përgjigj me shumë diplomaci duke thënë se të gjithë duhej të kishin dhënë më shumë, por duke i konsideruar deklaratat e Van Der Vaart shumë të ashpra.

Top Channel