Rikthimi i ‘Mbretit’, Neymar konfirmohet në listë, ndeshja ndaj Skocisë bëhet historike
Dita e sotme ka sjellë ankth në kampin e kombëtares gjermane.
Mbrojtësi i “Die Mannschaft”, Nico Schlotterbeck, është vënë në qendër të vëmendjes pas një dëmtimi të pësuar në kyçin e këmbës, i cili rrezikon seriozisht pjesëmarrjen e tij të mëtejshme në Kupën e Botës 2026.
Stafi mjekësor i Gjermanisë ka shprehur dyshime të forta se lojtari ka pësuar një çarje të ligamenteve. Kjo lloj dëmtimi është zakonisht mjaft e rëndë dhe, nëse konfirmohet, mund të shënojë fundin e parakohshëm të turneut për 26-vjeçarin.
Në këto momente, të gjithë sytë janë kthyer nga baza e përfaqësueses gjermane në Winston-Salem, ku Schlotterbeck pritet t’i nënshtrohet një skanimi MRI gjatë ditës së sotme. Ky ekzaminim do të jetë vendimtar për të dhënë diagnozën përfundimtare dhe për të përcaktuar nëse mbrojtësi do të duhet t’i thotë lamtumirë Kupës së Botës.
Humbja e Schlotterbeck-ut do të ishte një goditje taktike e rëndë për planet e trajnerit në këtë fazë vendimtare, duke e detyruar skuadrën të rishikojë repartin e prapavijës në vazhdim të turneut.
Top Channel