Live Belgjikë-Egjipt/ I mjaftoi më pak se një minutë, Lukaku rikthen baraspeshën menjëherë sapo futet në lojë (Video)

15/06/2026 22:30

Ndeshja e sotme mes Belgjikës dhe Egjiptit pritet të ketë rëndësi të madhe për ecurinë në Grupin G të Botërorit, pasi të dy skuadrat shihen si pretendente kryesore për vendin e parë në grup.

Të dy përfaqësueset kërkojnë të marrin maksimumin nga kjo përballje, e cila mund të rezultojë vendimtare për renditjen finale të grupit dhe kualifikimin në fazën tjetër të turneut.

Nga ana e Belgjikës, kjo ndeshje shihet si një mundësi e rëndësishme për “brezin e artë” të futbollit belg, me lojtarë si Thibaut Courtois dhe Kevin De Bruyne, të cilët mund të jenë duke luajtur në një nga turnetë e tyre të fundit madhorë me kombëtaren.

Ndërkohë, edhe Egjipti mbështetet te lideri i tij kryesor, Mohamed Salah, i cili pritet të jetë figura qendrore e skuadrës, së bashku me talentin e ri Omar Marmoush.

Të dy ekipet hyjnë në këtë sfidë me objektivin e qartë për fitore, në një ndeshje që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në fatin e grupit.

REZULTATI LIVE:

Belgjikë 1-1 Egjipt

Lukaku 66′ / Ashour 20′

Goli i Lukakut (Video)

Goli i Ashour (Video)

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel