Spanja nuk e shembi dot murin e Kepit të Gjelbër, De La Fuente: Kur topi nuk do që të hyjë….

15/06/2026 21:10

Spanja u befasua pasditen e kësaj të hëne nga Kepi i Gjelbër me këtë të fundit që ngriti një mur të pakalueshëm dhe arriti t’iu marrë kampionëve të Evropës një pikë me barazimin 0-0.

Trajneri i La Roja, Luis De La Fuente foli pas përfundimit të ndeshjes duke analizuar atë çfarë ndodhi në fushën e lojës.

Analiza e ndeshjes: ‘Duhet të këmbëngulim me të njëjtën ide. krijuam shumë, por na mungoi saktësia. Ata janë shumë të organizuar, ishin poshtë në bllok dhe ishte shumë e komplikuar të krijonim hapësira’.

Mungesa e saktësisë: ‘Na mungoi qarkullimi dhe freskia, por kur topi nuk do të hyjë, nuk do. Ka pasur gjuajtje në portë, raste dhe dëshirë për të zgjidhur ndeshjen sa më shpejt. E dimë që kjo është shumë e vështirë, këtu kushton shumë të fitosh’

Aktivizimi i Yamal dhe Williams: ‘Objektivi ishte t’i hidhnim në fushë dhe t’iu jepnim minuta. Me siguri do të jenë më mirë si në ndeshjen me Arabinë Saudite që është sfida e radhës dhe në ndeshjet e tjera’.

Top Channel