Dështimi i sulmuesit të Spanjës, barazon rekordin negativ që nuk “prekej” prej 60 vitesh në Botëror

15/06/2026 21:52

Ndeshja mes Spanjës dhe Kepit të Gjelbër e cila përfundoi 0-0 solli disa statistika interesante.

Një nga episodet më të veçanta të ndeshjes lidhet me sulmuesin spanjoll Mikel Oyarzabal, i cili sipas statistikave është bërë lojtari i parë që nga viti 1966 që luan 30 minutat e para të një ndeshjeje të Kupës së Botës pa prekur fare topin.

Ky fakt i rrallë statistikor ka tërhequr vëmendje të madhe, duke reflektuar dominimin e posedimit nga Spanja, por edhe organizimin defensiv të mirë të kundërshtarëve nga Kepi i Gjelbër.

Pavarësisht këtij rekordi të pazakontë individual, ndeshja nuk prodhoi gola dhe të dy ekipet u detyruan të ndajnë pikët në një barazim pa rrjeta të tundura.

Top Channel