Live/ Dita e 12-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me pankarta në duar: Nuk i ke larë hesapet me studentët
11/06/2026 19:50
Protesta e qytetarëve ka hyrë në ditën e saj të 12-të.
Qytetarët u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas vazhduan marshimin e tyre drejt Kryeministrisë, aty ku janë stacionuar dhe po mbajnë fjalimet e tyre.
Pas tubimit, ata pritet që të vazhdojnë marshimin e tyre të përhershëm në rrugët e Tiranës, ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të njëjta:
-Dorëheqjen e qeverisë;
-Shfuqizimin e statusit dhe kuadrit ligjor për investitorët strategjikë;
-Shfuqizimin e Paketës së Maleve;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Zonat e Mbrojtura;
-Anulimin e ndryshimeve në Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.
Top Channel