Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht.

Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari që e organizon këtë kompeticion tre herë, pret Afrikën e Jugut për ndeshjen hapëse të Kupës së Botës.

“Aztekët” kërkojnë ta nisin me fitore ndeshjen e parë të këtij Botërori historik, ndërsa “Bafana Bafana” do të surprizojë botën që në start.

Takimi do të luhet në Mexico City, ndërsa drejtësi do të vendosë braziliani Wilton Sampaio.

REZULTATI LIVE:

Meksikë 1-0 Afrikë e Jugut
Quinones 9′

NGJARJET KRYESORE:

42’ Quinones vijon të jetë kryefjala e kësaj ndeshjeje, pas një pasimi nga e djathta ai gjen shtyllën, që i mohon avantazhin e dyfishtë.

35’ Afrika e Jugut duket e pafuqishme të reagojë, teksa Meksika dikton ritmin e lojës dhe krijon raste, por pa efektivitet në metrat e fundit. Gjithsesi, menaxhon si duhet avantazhin.

19’ Quinones duket lojtari më aktiv te meksikanët. Në të 16-ën tenton me një goditje nga jashtë zonës, që kalon ngjitur me trekëndëshin e portës.

9′ Meksika hap ndeshjen mjaft shpejt, gjen golin e avantazhit me Quinones, që përfiton në maksimum nga një gabim në mbrojtje. (VIDEO)

5′ Vjen shkëndija e parë, Jimenez tenton në “zemër” të zonës, por gjen përgjigjen vendimtare të portierit.

1′ Nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026!

FORMACIONET ZYRTARE:

r”

Top Channel