Irlanda dera e pasme për të hyrë në Angli, The Telegraph zbulon ofertat në TikTok të trafikantëve shqiptarë Luciana Kokaj që ka nisur aktivizmin në mbrojtje të pronës në Rrjoll dhe Edviol Kullurin për tokat në Dukat i ka bashkuar në Tiranë grupi nismëtar i protestës Flamingo.
“Unë jam 32 vjeçe, kam një djalë të vogël dhe punoj web developer freelancer, prej 4 muajsh kam stopuar çdo gjë. Në përballje me policinë dhe rojat private në Rrjoll, u ndjeva unë e tërhequr zvarrë nga video në Zvërnec. Nisi spontanisht me kërkesën për të dalë para drejtorisë së policisë dhe çdo gjë është e qytetarëve“, tha Luçiana Kokaj-aktiviste.
“Jemi diku 30-70 veta aktiv por edhe të tjerë më pak aktivë, por ky është shpërthim i popullit me kauza të ndryshme nga krahina të ndryshme”, tha Edviol Kulluri-aktivist.
Në javën e dytë të reagimit qytetar, Edvjoli në emër të grupit koordinues propozoi formimin e një Kuvendi Kombëtar të papolitizuar që të zhvillohet në të njëjtën kohë me protestën, për të mundësuar përbërjen e një qeverie teknike.
“Mendoj të jetë një tryezë popullore me 100 përfaqësues, 200 apo më shumë, ku secili të ndihet i përfaqësuar”, tha ai.
Koordinuesit shqetësohen për ndërhyrjen e përfaqësuesve politikë, teksa thonë se nuk mund të përjashtojnë dot askënd nga protesta, kërkojnë prej tyre distancimin nga partitë.
“Sheshi është i të gjithëve. Por nuk duam të uzurpohet ajo që po vjen prej klasës së vjetër”, u shpreh ai.
Top Channel