“Desha ta dëgjoj seancën”, Fatime Kryemadhi flet pas daljes nga GJKKO: Nuk kanë bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia

08/06/2026 12:39

Fatime Kryemadhi ishte e pranishme sot në Gjykatën e Posaçme për gjyqin e radhës, ku edhe pritej qe të jepej pretenca nga ana e organit të akuzës.

Gjithsesi, siç raporton gazetarja Anila Hoxha, kjo seancë u shty për shkak se mungonin avokatët e Piro Xhixhos, një prej të akuzuarve në të njëjtën dosje.

Në momentin e daljes nga gjykata, mamaja e Monika Kryemadhit ka folur për gazetarët, ku ka pretenduar se nuk i është bërë asnjë akt ekspertimi rreth pasurisë së saj.

“Nuk u pyeta për asgjë, sepse e shtynë. Nuk ishte çështja për mungesën time, nuk ishte për mua ajo.

Desha ta dëgjoj seancën, sepse këta nuk kanë bërë asnjë ekspertizë për të ardhurat e mia. Nuk u bë seanca, sepse atë do të kërkoja”, u shpreh Fatime Kryemadhi.

Top Channel