Video/ Protesta për Zvërnecin në Tiranë, protestuesit ndalojnë para lokaleve dhe u bëjnë thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja

04/06/2026 07:22

Gjatë protestës në Tiranë për Zvërnecin, protestuesit kanë ndaluar përpara disa lokaleve të zonës, duke u bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen tubimit dhe të dalin në mbështetje të tyre.

Me thirrjen “Çohuni nga kafja”, ata kanë kërkuar më shumë pjesëmarrje dhe angazhim qytetar, ndërsa kanë vijuar marshimin e tyre në zonë.

Gjatë tubimit nuk munguan edhe tensionet, pasi protestuesit janë përplasur me forcat e policisë që ishin vendosur për të garantuar rendin dhe qarkullimin. Situata është shoqëruar me shtyrje dhe momente tensioni, ndërsa policia ka ndërhyrë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët e protestës kanë deklaruar se do të vijojnë reagimet e tyre deri në marrjen e një përgjigjeje zyrtare nga institucionet.

Top Channel