Video/ Europa League i mbetet anglezëve, Aston Villa ‘shtyp’ me tre gola në filane Freiburg-un dhe kompleton rekordin e Unai Emery
Trashëgimtari i fronit britanik festoi tre golat e “fshatarëve” dhe e përgëzoi publikisht ekipin, duke përmendur në mënyrë të veçantë Boubacar Kamara-n.
Princi William, i cili njihet për mbështetjen e tij afatgjatë për klubin, shprehu entuziazmin e tij për suksesin e madh evropian të Aston Villas përmes një postimi. Trashëgimtari i fronit britanik përgëzoi lojtarët, stafin teknik dhe drejtuesit e klubit, ndërsa u përqendrua veçanërisht te i lënduari Boubacar Kamara.
Ekipi i Unai Emery, pas katër dekadash dhe fitimit të Kupës së Evropës në vitin 1982, fitoi trofeun e dytë evropian që nga themelimi i tij, ndërsa siguroi edhe rikthimin në Ligën e Kampionëve në sezonin 2026/2027 dhe sigurisht praninë e saj në finalen e Superkupës së Evropës, e cila është planifikuar të mbahet më 12 gusht në Red Bull Arena në Salzburg.
Top Channel