U arratisën nga burgu dhe nisën grabitjet e dhunshme dhe me armë, këta janë katër ‘skifterët’ shqiptarë në Greqi, mes tyre një vajzë Sot në orën 16:30 do të mbahet protesta e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
Një pjesë e të rinjve nga Shqipëria dhe Kosovë, të cilët ishin nisur drejt Shkup për të marrë pjesë në protestën e studentëve shqiptarë, janë bllokuar në kufi nga pala maqedonase.
Sipas informacioneve, autoritetet e Maqedonia e Veriut kanë njoftuar institucionet e Kosovës se situata lidhet me një rënie të sistemit të regjistrimit në pikën kufitare.
“Prej 45 minutash gjendemi në doganën e Bllatit për të kaluar në Maqedoninë e Veriut dhe kemi hasur me një pengesë të paprecedentë nga ana e policisë maqedonase. Janë të pakuptimta të gjitha arsyet që ata nxjerrin, me pretekstin që në autobus ka persona nën moshë, ndërkohë që verifikuan mësëmiri të gjithë dokumentacionin dhe tani po rikthehen për ta verifikuar prapë. Është e papranueshme që autoritetet maqedonase pengojnë studentët shqiptarë për të vizituar Shkupin. Ne do të vemi dhe do ta realizojmë misionin tonë në mënyrë të pandalur dhe do të bashkohemi me vëllezërit dhe motrat tanë në Shkup sepse nuk kemi frikë nga askush. Tirana është me Shkupin, studentët shqiptarë janë me studentët dhe vëllezërit tanë në Maqedoni”, u shpreh një prej studentëve që ka mbetur i bllokuar.
Mevlan Ademi, kryetari i protestës studentore, ka reaguar duke kërkuar lejimin e menjëhershëm të hyrjes së shqiptarëve të ndaluar në kufi. “Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare. Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë”, është shprehur ai.
Ademi paralajmëroi gjithashtu se nëse nuk do të ketë ndërhyrje të shpejtë, studentët mund të marshojnë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut.
“Lëshoni menjëherë vëllezërit tanë shqiptarë të ndaluar në pikën kufitare! Kërkojmë veprim të menjëhershëm dhe lejim të hyrjes së tyre pa vonesë. Nëse nuk ka ndërhyrje të shpejtë dhe zgjidhje urgjente, ne do të jemi të detyruar të marshojmë drejt Ministrisë së Punëve të Brendshme”, shkruan studenti.
Top Channel