Foto/ Atentati ndaj Kejdi Spajas ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, kjo është makina që “priti” plumbat

18/05/2026 13:41

Makina që shihni në foto është “mburoja” e Kejdi Spajas, i cili dyshohet se ka qenë objektiv i një atentati të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Shkozë, ku u plagos një efektiv.

Siç duket, makina është përshkuar nga plumbat e qëlluar. “Audi” ka qenë e parkuar aty rastësisht dhe 31-vjeçari, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë shënjestra, është fshehur për t’i shpëtuar të shtënave.

Sipas policisë, në incident është përfshirë edhe një efektiv policie, i cili është lënduar në mënyrë aksidentale gjatë përplasjes me armë zjarri.

Efektivi Anxhelo Kumaraku është pezulluar nga detyra deri në përfundim të hetimeve.

Top Channel