Renditja/ “Final 4” nis zjarr! Tre skuadra me pikë të barabarta, Dinamon e shpall kampion vetëm një… mrekulli

17/05/2026 21:20

Egnatia ka marrë një fitore spektakolare në fazën “Final 4”, duke mposhtur Elbasani me rezultatin e thellë 4-0 dhe duke rihapur plotësisht garën për titullin kampion në Kategorinë Superiore.

Pas kësaj sfide, situata në krye të renditjes është bërë jashtëzakonisht e luftuar, pasi Egnatia, Vllaznia dhe Elbasani ndajnë vendin e parë me nga 31 pikë secila.

Ndërkohë, Dinamo vazhdon të mbajë gjallë shpresat për një përmbysje në javët e fundit të “Final 4”.

“Nëndetësja” mund të dalë kampion nëse arrin të fitojë të dyja takimet, me Elbasanin dhe Egnatian, ndërsa dy takimet e tjera, Vllaznia-Egnatia dhe Elbasani-Vllaznia të mbyllen në barazim, ku të katërta ekipet do e mbyllnin me 33 pikë. Kështu një kombinim i veçantë i ndeshjeve direkte mund të nxjerrë kampionë të besuarit e Ilir Dajës, edhe pse duket si një ‘skenar’ thuajse i pamundur.

Në ndeshjet e ardhshme, Elbasani do të sfidojë Dinamon në një duel vendimtar për objektivat e sezonit, ndërsa Egnatia dhe Vllaznia do të përballen në një tjetër supersfidë që pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në garën për titullin kampion.

RENDITJA:

Top Channel