Arrestohet në Dubai Aleks Visha, publikon pamjet: Më thonë që jam kriminel Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur në mesnatë, në Shkozë, ku mbeti i plagosur efektivi i policisë Anxhelo Kumaraku.
Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë.
Ndaj tij, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, në Shkozë, identifikuan dhe shpallën në kërkim autorët e dyshuar, shtetasit Aldo Lika 33 vjeç dhe Ali Lika, 22 vjeç, (vëllezër).
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri, nga automjeti i tyre, në drejtim të shtetasit Kejdi Spaja, i cili ndodhej pranë banesës së tij, bashkë me shtetasit Anxhelo Kumaraku dhe L. D.
Nga të shtënat është dëmtuar aksidentalisht në këmbë shtetasi Anxhelo Kumaraku, 30 vjeç (punonjës policie, jashtë shërbimit). Ai po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vijim të veprimeve për rastin, u arrestua shtetasi Kejdi Spaja, 31 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Po punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, ndaj punonjësit të Policisë Anxhelo Kumaraku, Drejtoria e Standardeve Profesionale ka nisur hetim disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore, të parashikuar nga ligji nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, pasi ky punonjës policie është konstatuar duke u shoqëruar me një person që kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar me vendim gjykate për armëmbajtje pa leje, si dhe nuk ka njoftuar shërbimet policore dhe eprorët për rastin në fjalë.
Top Channel