Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani, deklaroi se Korridori i 8-të është boshti i sigurisë dhe zhvillimit rajonal.
Ai thotë se ‘gjeografia na ka bërë fqinjë me Maqedoninë e Veriut, historia na ka bërë miq, por ekonomia duhet të na bëjë partnerë të domosdoshëm’.
Meidani shtoi se investimet amerikane dhe europiane në Ballkan duhet të shihen si pjesë e një strategjie më të gjerë për stabilitet dhe zhvillim.
“Korridori i 8-të është një projekt strategjik, është linja që lidh detin Adriatik me Detin e Zi. Është rruga që bashkon tregjet, shkurton distancat, rrit sigurinë dhe vendos vendet tona në zemër të një arkitekture të re ekonomike europiane. Në politikë shpesh flitet për miqësi, në ekonomi miqësia promovohet me projekte dhe Korridori i 8 është një nga ato projekte që mund të kthejë fqinjësinë në partneritet dhe partneritetin në fuqi zhvillimi, kjo është sfida e rajonit tonë sot. Të ndërtojmë më shumë lidhje infrastrukturore dhe bashkim rajonal mes vendeve tona. Sot, energjia është siguri kombëtare, kush siguron burimet kontrollon hapësirën e veprimtarisë.
Investimet e reja amerikane dhe europiane nuk duhen parë si marrëveshje ekonomike, por pjesë e një pozicionimi më të gjerë strategjik të rajonit tonë. Rruga drejt prosperitetit është më shumë energji, tregti, konkurrencë dhe më shumë besim. Kjo është logjika e shëndoshë ekonomike dhe kjo është baza më e mirë e politikës së mirë. Në këtë forum do të dëgjoni për Shqipërinë dhe RMV si hapësira me potencial të përbashkët zhvillimi për turizmin dhe energjinë. Për Korridorin 8, si bosht të sigurisë dhe zhvillimit rajonal si dhe për pyetjen më të madhe ‘ku po shkon rajoni ynë?’. Shqipëria e sheh Maqedoninë e Veriut si aleate në këtë rrugëtim, gjeografia na ka bërë fqinj, historia miq, por ekonomia duhet të na bëjë partnerë të domosdoshëm.”, tha ai.
Top Channel