Largohet Ersid Hasesallari nga drejtimi i UKT-së, merr postin e ri pranë IKMT Pronari i argjendarisë së grabitur pak ditë më parë në Kazmës, ka folur sot për Shqipëria Live, duke deklaruar se hajdutët i kanë marrë bizhuteri me vlerë rreth 70 milionë lekë të vjetra.
Pronari deklaroi se biznesi i tij ishte i pajisur me alarm vetëm gjatë natës dhe se policia ka nisur hetimet menjëherë pas ngjarjes.
Ai tha se nuk ka dyshime për autorët dhe as konflikte me askënd, duke theksuar se është njeri familjar dhe me biznes të rregullt.
Gjithashtu pranoi se ndihet i frikësuar nga mundësia e një ngjarjeje të ngjashme në të ardhmen dhe se do të shtojë masat e sigurisë.
“Kam sistem alarmi për natën ndërsa për ditën jo. Policia është duke u marrë me rastin, kanë ardhur sapo ka ndodhur ngjarja. Nuk kam dyshime për autorët, s’kam konflikt me asnjë. Unë jam njeri familjar, biznesi është i rregullt, jam në rregull me shtetin me çdo gjë. Frika ekziston se mund të ndodhë prapë por nuk di ç’të them. Masat e sigurisë do i shtojmë. Sa i përket dëmit, llogaritet 65 mln – 70 mln lekë të vjetra’, tha ai.
Top Channel