“Kisha sindromën e Stokholmit”/ Nga parukiere në kongresiste, rrëfehet ish e dashura e ‘El Chapos’: Më monitoronte vazhdimisht

17/05/2026 21:39

Lucero Sanchez, e njohur ndryshe si “La Chapodiputada” dhe ish-partnerja e bosit famëkeq të drogës Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán, ka rikthyer vëmendjen mediatike pas deklaratave të saj të fundit në një podcast meksikan.

Ish-kongresistja nga Sinaloa, e cila bashkëpunoi me drejtësinë amerikane dhe dëshmoi gjatë gjyqit të El Chapos në Neë York City, rrëfeu detaje të reja për marrëdhënien e saj me ish-liderin e kartelit të drogës, shkruajnë mediat.

Në intervistën e zhvilluar me gazetaren Adela Micha, Sanchez foli për abuzim psikologjik dhe kontroll të vazhdueshëm nga ana e El Chapos. “Kam pasur sindromën e Stokholmit”, deklaroi ajo, duke treguar se trafikanti i drogës e monitoronte vazhdimisht gjatë lidhjes së tyre.

Lucero Sanchez kujtoi gjithashtu rrugëtimin e saj personal, që nga periudha kur punonte si parukiere dhe njohu El Chapon, deri te hyrja në politikë dhe zgjedhja e saj në vitin 2013 si përfaqësuese shtetërore në Kongresin e Sinaloas.

Joaquín ‘El Chapo’ Guzmán u arrestua në vitin 2016 dhe në vitin 2019 u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë federale amerikane për drejtimin e një prej karteleve më të fuqishme të drogës në botë.

Top Channel