Vardari fiton titullin mes polemikash në Maqedoninë e Veriut, akuzon Latifi: Ata bënë gjithçka për të na e hequr, nuk do e shijojnë atë trofe

16/05/2026 14:51

Në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, edhe pse kanë mbetur edhe dy javë nga mbyllja, është vendosur çështja e titullit. Kampione e vendit është shpallur skuadra e Vardarit, pas një dueli të gjatë me Shkëndijën për kreun.

Gjithsesi, ky triumf i skuadrës maqedonase të Shkupit nuk ka kaluar pa polemika, pasi kundërshtarët gjatë gjithë vitit janë ankuar në lidhje me arbitrimin dhe mënyrën sesi janë trajtuar përgjatë këtij rrugëtimi.

Së fundmi, në lidhje me mënyrën sesi ky titull në Maqedoni u vendos, ka reaguar Liridon Latifi. Ish-sulmuesi i Tiranës dhe Vllaznisë në një postim në rrjetet sociale, duke akuzuar se u bë gjithçka që Shkëndija të mos e fitonte këtë titull.

“Ata bënë gjithçka mundën për të na e marrë atë titull. Por thellë-thellë, edhe ata e dinë të vërtetën. Dhe pikërisht prej kësaj, ata nuk do ta shijojnë asnjëherë atë trofe”, shkruan Latifi.

Duhet thënë se prej më shumë se një dekade në Maqedoni futbollin e kanë sunduar skuadrat shqiptare. Hera e fundit që e fitonte një ekip maqedonas ishte 2020-ta, teksa në rastet e tjera Shkëndija dhe së fundmi Struga kanë bërë ligjin.

Top Channel