Mario Balotelli po buzëqesh sërish dhe këtë herë futbolli është vetëm një pjesë e historisë.

Sulmuesi italian, që aktualisht aktivizohet me Al Ittifaq në divizionin e dytë të Emirateve të Bashkuara Arabe, ka dalë publikisht me partneren e tij të re, Angelica Moccia.

Lidhja e tyre u bë zyrtare përmes një fotografie të publikuar në Instagram dhe më pas të shpërndarë edhe nga vetë Balotelli. Një imazh i thjeshtë, ku çifti shfaqet duke mbajtur duart, por që mjaftoi për të konfirmuar një romancë që prej kohësh po zhvillohej larg syrit të publikut.

Pas muajsh me profil të ulët në jetën private, Balotelli duket më i qetë dhe i lumtur pranë partneres së tij të re, të cilën e njohu në Dubai. Tifozët vunë re menjëherë një detaj: buzëqeshjen spontane të sulmuesit, diçka që nuk ishte parë prej kohësh në fytyrën e tij.

Angelica Moccia vjen nga Portogruaro, në provincën e Venecias, dhe është shtatë vite më e re se Balotelli. Ajo jeton prej kohësh në Dubai, ku punon si menaxhere për Nextologies, një kompani kanadeze e specializuar në teknologjinë mediatike dhe infrastrukturën e transmetimit.

Historia e re duket se i ka sjellë qetësi dhe energji pozitive ish-sulmuesit të kombëtares italiane, i cili vazhdon karrierën larg Europës, por mbetet gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave dhe tifozëve.

Top Channel