Tirana po udhëheq me shifrat 0-2 në “Elbasan Arena” në një ndeshje e cila po dominohet nga bardheblutë, që kryesojnë 0-2.

Ndikuar nga tensionet para përballjes, por edhe nga rezultati, gjatë gjithë ndeshjes ka vijuar hedhja e sendeve të forta dhe lëndëve plasëse në fushë, teksa shënjestër ishin edhe gjyqtarët.

Pas tre paralajmërimeve, gjyqtari Juxhin Xhaja ka ndërprerë ndeshjen dhe është futur në dhomat e zhveshjes, deri në një vendim final të përbashkët me delegatin e ndeshjes.

Aktualisht skuadrat janë ende në fushën e blertë, pa zgjedhur të futen në tunele.

Top Channel