Shtatë gola në finalen e mbijetesës/ Bylisi kthehet zyrtarisht në Kategorinë e Parë, mbijeton Vora

10/05/2026 18:09

Do të duhej një festival golash për të caktuar fituesin e ndeshjes Vora-Bylis, që ka caktuar edhe skuadrën e dytë që bie në Kategorinë e Parë pas Flamurtarit.

Kështu, Bylisi do të luajë një kategori më poshtë në sezonin e ardhshëm, pas humbjes me shifrat tenistike 5-2 në Vorë.

Ishte një ndeshje e hapur deri në 20 minutat e fundit, kur Vora krijoi epërsinë dhe vulosi fatet e ndeshjes. Vora arrin të shmangë “play out”-in falë fitores së thellë në ndeshjen e sotme.

Ata kanë mundur të kenë golavarazh më të mirë se Teuta, që do të duhet të presë fundin e ndeshjes së Tiranës për të mësuar fatin e vet.

Vora-Bylis 5-2
Kasalla (pen.) 14’, 78’, Karrica 53’, Daka 68’, 80’/ Ëalisson 21’, Emini 61’

 

Top Channel