Analiza e New York Times/ Samiti Trump-Xi Jingping dhe rëndësia e tij edhe nëse nuk arrihet asnjë marrëveshje, ja cilat janë çështjet ku dy superfuqitë do “përplasin brirët”
Përgjigja e Iranit ndaj propozimit të SHBA-së për t’i dhënë fund luftës i është dërguar Pakistanit, i cili po vepron si ndërmjetës në konflikt, raportuan mediat iraniane.
IRNA raportoi se përgjigja e Iranit iu transmetua Shteteve të Bashkuara përmes kanaleve pakistaneze të ndërmjetësimit.
Sipas të njëjtit burim, korniza e propozuar përcakton që “në këtë fazë, negociatat do të përqendrohen në përfundimin e luftës”. Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte treguar se qëndrimet dhe vlerësimet e Teheranit mbi propozimet e SHBA-së do të dërgoheshin pasi të përfundonin procedurat e vlerësimit të brendshëm dhe të merreshin vendimet përfundimtare.
Kujtohet se Pakistani kishte marrë rolin e ndërmjetësit në arritjen e një armëpushimi midis Teheranit dhe Uashingtonit më 8 prill, duke i dhënë fund rreth 40 ditëve të veprimeve të përbashkëta ofensive të SHBA-së dhe Izraelit kundër Republikës Islamike. Disa ditë më vonë, u zhvilluan kontakte në Islamabad, por pa ndonjë përparim të konsiderueshëm në negociata.
Top Channel