Vllaznia bën detyrën, likuidon Flamurtarin me një fitore të pastër dhe sheh nga “Final 4”
10/05/2026 18:06
Vllaznia nuk ka vuajtur për të korrur një fitore të pastër 2-0 në Shkodër kundër Flamurtarit, që kishte rënë matematikisht që në javën e kaluar.
Madje në këtë ndeshje trajneri Martini kishte bërë një gërshetim të lojtarëve titullarë me disa nga ata që janë aktivizuar më pak.
Golat e Arës në të 19-ën dhe të Muratajt në nisjen e pjesës së dytë vulosën këtë ndeshje, me Vllazninë, që e mbyll me 63 pikë dhe fiksohet tashmë te “Final 4”.
Vllaznia-Flamurtari 2-0
Ara 19’, Murataj 56’
Top Channel