Dushan Vlahoviç u rikthye në formacionin titullar të Juventusit me një gol, duke shkruar emrin e tij në librat e rekordeve të skuadrës bardhezi.

Goli i serbit ndaj Lecce-s, pas 12 sekondash lojë, është goli më i shpejtë në historinë e klubit . Ai tejkalon rekordin e mëparshëm, i cili datonte nga një fitore 3-1 e Juventus-it ndaj Inter-it në nëntor të vitit 2012, kur Arturo Vidal shënoi pas 18 sekondash.

Në 14 vitet diferencë midis këtyre dy golave të shpejtë tek Juventusi, vetëm Leao dhe Lozano kanë shënuar në një kohë më të shkurtër pas fërshëllimës së arbitrit që sinjalizon fillimin e lojës në Serie A, përkatësisht në 6 dhe 9 sekonda.

Top Channel