Nëse Juventus do të luajë në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm, do t’i detyrohet shumë Dusan Vlahovic. Nëse kjo frazë do të thuhej 1 muaj më parë do të konsiderohej absurde. Sulmuesi serb ishte ‘në kërkim’, i bllokuar nga një dëmtim që dukej se nuk do të kalonte kurrë, larg Juventusit si fizikisht dhe në mënyrë filozofike për një tratativë të rinovimit të kontratës që prej kohësh kishte ngecur. Por tani ka ndryshuar gjithçka.

Në 6 ditë, mes ndeshjes me Veronës dhe asaj me Leccen, Vlahovic ka luajtur për 121  minuta, shënoi 2 gola që i dhanë skuadrës 4 pikë, krijoi  të paktën 6 raste të pastra shënimi. Diçka fantastike për një skuadër të mësuar të përjetojë ditë dhe mbrëmje plot vuajtje në gjysmëfushën e skuadrave kundërshtare për lojën e pamjaftueshme të David dhe inekzistente të Opendës. Serbi u kthye me urinë e fillimit të karrierës me dëshirën për të pushtuar botën dhe arriti të bëjë të tijat dy ndeshje pas muajsh të tërë.

Është e vërtetë që gjatë sezonit, bardhezinjve iu munguan golat e një qendërsulmuesi, por është gjithashtu e vërtetë se atyre iu mungonte edhe shpirti i duhur i lojës ofensive, ajo dëshirë për të vendosur edhe nëse gabohet ndonjë mundësi. Difekti i vërtetë që iu evidentuar David nuk është teknik, por më shumë në atë të temperamentit. Kanadezi, ndoshta nga frika se gabon, ka tendencën të zhduket mes mbrojtësve kundërshtarë sikur të dojë të fshihet. Vlahovic e kërkon gjithnjë topin në çdo rast, e luan edhe nëse do t’i duhet të hyjë në një duel trup më trup me kundërshtarin. Mënyra sesi i dha avantazhin Juventusit pas 12 sekondash në Lecce e shpjegon këntë koncept. 

Pra Juventus është gjithnjë e më pranë Ligës së Kampioneve, që është objektivi minimal i sezonit. Por a do të luajë Vlahovic në sezonin e ardhshëm të këtij kompeticionit me fanelën bardhezi? Ka të ngjarë, por gjithashtu ka të ngjarë që të jetë pjesë e Champions League edhe me ndonjë skuadër tjetër. Së fundmi drejtuesit e klubit kanë bërë të ditur se do të bisedohet sërish për rinovimin e kontratës(që skadon në 30 qershor) vetëm në fund të kampionatit dhe pasi të jetë siguruar përfundimisht pjesëmarrja në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube. Por nuk është e thënë se ka ende hapësirë për tratativa. Pas dëmtimit dukej se nga ana e futbollistit dhe përfaqësuesve të tij u dhanë sinjale të një shtensionimi, por më pas gjithçka u anulua. Pozicionet mes palëve janë ende larg për momentin, mbetet për t’u kuptuar nëse ka ende një mundësi për të ritentuar.

Por me shumë mundësi, Vlahovic do të ndërmarrë një rrugë tjetër. Në teori nuk kushton fare, por si gjithnjë në tratativa të tilla duhen derdhur një sërë komisionesh për agjentet dhe babain e futbollistit. Është mjaft e lehtë të parashikosh që vetëm një skuadër  në 10 të parat e Evropës do të mund të përballojë një investim kaq të madh. Prej ditësh flitet vazhdimisht për Barcelonën që duhet të zëvendësojë Leëandoëskin. Është një hipotezë, por deri në 30 qershor e ndoshta edhe pas kësaj date, mund të shfaqen klube të tjerë që me siguri nuk do të jenë italiane.

Top Channel